Kështjella e Epërme

  • foto (1)

Gjendet në një lartësi mbi qytetin e vjetër të njohur Dushanov Grad. Kalaja e epërme është e ndërtuar në një lartësi e cila në krahasim me qytetin e vjetër të Dushanit gjendet në lartësinë më të madhe për 120m. E vetmja gjë që dihet sigurt është se ekziston prej kohërave të lashta. Në literaturën serbe quhet Vishegrad, Starigrad, Drevnigrad ose Dërvengrad, ndërsa në atë osmane përmendet si  Kiz Kalesi.  Kështjella e epërme shtrihet në një sipërfaqe prej 75 m2 dhe ka një bazë katërkëndëshe, me mure të trashë rreth 2 m. Ajo ka katër kulla, prej tyre tri më të vogla dhe një më e madhe. Qasja deri në këtë kala është mjaft e vështirësuar për këmbësor të thjeshtë për shkak të lokacionit në të cilin gjendet.